New York Times promovon malet dhe skijimin në Kosovë

Sociale

largea_28kosovo-articlelarge1456320037.jpg

Pas pamjeve spektakulare të bukurive natyrore të Kosovës të botuara nga media e njohur zvicerane 20min.ch, tani edhe New York Times ka shkruar për bukuritë malore të Kosovës, kryesisht për Brezovicën dhe mundësinë e zhvillimit të turizmit atje. Në vijim Bota sot ua sjell shkrimin e të përditshmes amerikane.

“Fjollat e dëborës verëhen nga dritarja. Ajo nuk u ndal për tre ditë me radhë, ndërsa pas përfundimit të stuhisë, pash që niveli i dëborës kishte arritur rreth 60 centimetra,” fillon reportazha shkruar nga Tim Neville. “Koha është ideale, fillim shkurti, kur unë arrita në kryeqytetin e shtetit më të ri në Europë, Kosovë.”

Më pas ai tregon ngjarjen e shkuarjes në malet në kufi me Maqedoninë, Malet e Sharrit, pranë Brezovicës, ku ka skijuar sëbashku me dy serbë. Sipas prestigjiozes amerikane, “Brezovica është resorti më mbresëlënës jo funkcional i Europës.”

Duke bërë rezyme të historisë deri te pavarësia e Kosovës, thuhet se Brezovica u shpëtoi luftërave të shpërbërjes së Jugosllavisë, ndërsa kjo e fundit kishte zhvilluar tej mase sportet dimërore, mjafton të përmendet që në 1984 garat e Lojërave Olimpike Dimërore u mbajtën në Sarajevë, përcjell botasot.info.

Investimi më i madh në Kosovë

Në fund të prilit të kaluar, një organizatë franceze ka nënshkruar kontratë me ministrinë e industrisë e tregtisë në Kosovë për të menaxhuar Brezovicën. Bëhët fjalë për Compagnie des Alpes, që është ndër më të mëdhatë në botë. Kjo firmë do investojë deri në 410 milion euro në 17 vitet e ardhshme, që është mbase resorti më i madh i ballkanit për skijim. Sipas Jill Jamieson, kjo është investimi më i madh në vend prej krijimit të pavarësisë.

Duke mos lënë anash edhe problemet e investimit, ku krahas korrupsionit të qeverisë, tani ka edhe një problem tjetër: ngrohja globale. Por sipas Manik Begolli, që punon pranë një organizate amerikane, “nëse Kosova e bën Brezovicën, ajo mund të bëjë çdogjë.”

Në fund gazeta e metropolit më të madh në botë e përmbyll shkrimin:

“Stoicizmi duke të jetë tipari kryesor në Kosovë, por kjo nuk është faji që ajo të mos zhvillohet. Rreth 80 përqind e banorëve janë shpërngulur nga vendbanimet e mëpërparshme, ndërsa tani ka rrugë të reja dhe pajisje. Në Aeroportin e Prishtinës në vitin 2013 u investuan 180 milion euro, duke qenë tani aeroporti i tretë më i ngarkuar në ish Jugosllavi, pas Zagrebit dhe Beogradit. Problemet vijojnë, por vendi bën çështë e mundur për t’u integruar në Europë dhe të normalizojë marrëdhëniet me Beogradin: arsyeja e sulmeve të gazit lotsjellës në parlament./Bota sot