Laura Mazza është një nënë e re, e cila ka shpërndarë disa foto të trupit të saj dhe është përpjekur të nxitë nënat e tjera të duan trupin e tyre.
Lindja e fëmijës është një gjë e mrekullueshme, por disa nëna ndihen të trishtuara për mënyrën se si trupi i tyre ndryshon pas lindjes. Laura ka shpërndarë në faqen e Facebook-ut “Mum on the Run” një foto ku tregon trupin para dhe pas lindjes. Duket se ajo ka shtuar në peshë, por nënvizon se të gjitha nënat duhet të përpiqen të pranojnë trupin e tyre sido që të jetë.
Ajo ka treguar se para se të ishte nënë e dy fëmijëve ka pasur një trup perfekt që të gjithë ia kishin zili. Por nuk kishte një trup të shëndetshëm sepse mbante dietë. Dietat u bënë shkak që ajo të sëmurej, të urrente mishin dhe të kishte probleme me stomakun.
Pas lindjes së fëmijës ajo ka ngrënë në mënyrë të shëndetshme duke qëndruar larg dietave ekstreme dhe pavarësisht se nuk ka një trup të mirë ka një organizëm të shëndetshëm.
Laura është shumë e lumtur me trupin e saj dhe u thotë nënave të reja që rëndësi nuk kanë format, por organizmi./Blitz.al/