Nëna që e rriti vajzën vetëm me fruta dhe perime, ja çka thotë (Foto)

Sociale

ushqim71 1475747615 6811913

Rhiannon Griffin është një nënë 27- vjeçare angleze nga Hertfordshire, e cila mendon se ka bërë gjënë më të mirë në jetën e saj, që kur ka ndryshuar regjimin ushqimor.

Siç tregon vetë gruaja, ajo vendosi që regjimin e saj ushqimor t’ia përcjellë edhe vajzës së saj vetëm 5 vjeçe, në mënyrë që ajo të ketë një stil jete të shëndetshëm, shkruan noa.al.

“Është normale që t’i transmetosh diçka të mirë fëmijëve. Ndihem shumë mirë dhe dua që ime bijë të ndihet si unë. Sapo i shpjegova Molly prejardhjen e ushqimit shtazor, ajo donte të bëhej vegjetariane si unë”, tregon 27- vjeçarja.

Ajo shton se në vend që të kërkonte ëmbëlsira dhe ushqime të shpejta si shumë fëmijë të moshës së saj, e bija i kërkon fruta dhe perime.

“Dua ta bëj jetën e saj sa më mirë të jetë e mundur. Nuk ka gjë më të bukur se të respektosh trupin”, shton ajo, duke nënvizuar se shija ushqimore e të bijës, është krejt ndryshe nga e bashkëmoshatarëve të saj.

ushqim112 1475747524 1292322