Ndryshon sistemi arsimor shqiptar – Nisma e re “3 lëndë në 6 orë”

Sociale

xfdf

Ministria e Arsimit do të sjellë ndryshime radikale në shkollat shqiptare, përfshirë edhe gjimanzet me nismën e saj më të re, të quajtur: “Tri lëndë në gjashtë orë”.

Në bazë të kësaj nisme, do të ndryshojë jo vetëm programi arsimor, por edhe mënyra e organizmit të orëve mësimore në klasat tona.

Sipas MAS, në sistemin arsimor parauniversitar nxënësit do të zhvillojnë 4-6 orë mësimore në ditë, të cilët do të zgjasin 45 minuta. Sasia e lëndëve që do të zhvillohen në një klasë janë 3, secila me 2 orë përkatëse.

Ky model i organizimit të orarit, i zhvilluar deri më tani, në shumë raste sjell mbingarkesë të nxënësve, në lidhje me numrin e lëndëve që duhet të studiojnë për çdo ditë (deri në 6 lëndë/ditë), shqetësim i cili shoqërohet edhe me pasoja të tjera, si për shembull:

Numri i madh i lëndëve që nxënësit zhvillojnë brenda një dite, sjell ngarkesë të përditshme të teksteve dhe të fletoreve, të cilat nxënësit duhet t’i marrin me vete në shkollë. Aktualisht, pesha e çantave që duhet të mbajë një fëmijë e tejkalon raportin peshë çantë/ peshë trupore.

Në shumë raste gjatë 45 minutave, për zhvillimin e disa lëndëve, mësuesit “marrin kohë” nga pushimet midis orëve ose nga orët e lëndëve të tjera “më pak të rëndësishme”.

Në disa raste, nxënësve u mungon koha e nevojshme për të kryer detyra që kërkojnë zbatim të njohurive, punë në grup, punë të pavarur etj.

Në bazë të këtij ndryshimi, shkolla mund të riorganizojë orët mësimore të lëndëve, duke zhvilluar për një lëndë, 2 (dy) orë mësimore të njëpasnjëshme (45 + 45), sigurisht me pushimin 5- minutësh ndërmjet tyre. Kjo do të thotë që nxënësi mund të zhvillojë në një ditë 3 lëndë të ndryshme dhe jo 6 lëndë të ndryshme.