Ndahet çmimi Nobel në Mjekësi

Sociale

nobeliTre shkencëtarë që zbuluan sistemin e pozicionimit të qelizave të trurit kanë marrë çmimin Nobel në mjekësi për vitin 2014. Vlerësimi i madh ndahet mes profesorit britanik Xhon O’Kifi, si çiftit norvegjez Mej Brit dhe Edvard Mozer.
Këta tre studiues, me anë të kërkimeve të tyre hodhën dritë mbi mënyrën se si truri e kupton se ku ndodhemi dhe na tregon se si të zhvendosemi nga një vend në tjetrin. E thënë ndryshe, tre shkencëtarët kanë zbuluar një sistem të ngjashëm me atë GPS, por që nuk ndodhet në një pajisje elektronike, por në trurin tonë. Zbulimi i tyre mund të ndihmojë për të shpjeguar problemet e pacientëve që vuajnë nga Alzaimeri, të cilët nuk janë në gjendje të dallojë se ku ndodhen.
Me ndarjen e Nobelit në mjekësi, nis edhe java e dhënies së çmimeve të rëndësishme vjetore. E marta rezervon vlerësimin për fizikën, që pasohet të nesërmen me kiminë. Më pas vijnë vlerësimet për letërsinë, paqen dhe ekonominë.