Mundësi punësimi në Gjermani, kërkohen 1000 veta, ja kriteret

Sociale

413 Arbeiten

Rreth 250 të rinj që kanë përfunduar studimet e larta në mjekësi dhe infermieri kanë aplikuar në kompanitë e ndërmjetësimit me qëllim punësimi në Gjermani.

Vitet e fundit është evidentuar një rritje e numrit të personave që duan të ushtrojnë profesionin e tyre jashtë vendit, kryesisht në gjermani ku mundësitë janë më të mëdha.

Imelda Bregasi, Qendra e Formimit Profesional: Për një periudhë 6 mujore, kompania ka rreth 250 persona që kanë aplikuar pranë saj dhe aktualisht gjenden të punësuar në Gjermani 25 prej tyre, të cilët kanë përfunduar me sukses edhe provimin e gjuhës.

Nëse mbaron mjekësinë dhe infermierinë në Shqipëri, ekziston mundësia që po të zotërosh Gjuhën Gjermane të punësohesh atje. Kërkesa për profesionistë të tillë në Gjermani janë rreth 1 mijë vit.
Albrescht Kerschbaumer, administrator i një kompanie rekrutimi: Në Gjermani ka 250 mijë kërkesa në spitale dhe klinika mjekësore. Shqipëria ofron mundësi të mira profesionale. Kemi mundësi të rekrutojmë nga Shqipëria 700-1000 persona.

Kushti i parë është mësimi i gjuhës gjermane, më pas të interesuarit kryejnë intervista pune. Nëse përzgjidhen nga punëdhënësi, kontratat e punësimit janë njëvjeçare, dhe e drejta për ripërsëritje është në varësi të profesionalizimit.