Mijëra persona në Betlehem për festimet e Krishtlindjeve

Sociale

tea 640x340

Dhjetëra mijëra të krishterë nga e gjithë bota janë mbledhur sot në Tokën e Shenjtë për të festuar Krishtlindjet, në Betlehem.

Pjesëmarrësit kanë filluar tashmë mbledhjen për kortezhin vjetor të Patriarkut latin të Jerusalemit nga Qyteti i Vjetër në qytetin biblik ku Jezusi besohet të ketë lindur.

Pierbattista Pizzaballa, udhëheqësi i lartë katolik në Tokën e Shenjtë pasi paraardhësi i tij u largua verën e kaluar, pritet të kryesojë kortezhin duke filluar në ora 11:00 (0900 GMT).

Më vonë, Pizzaballa do të mbajë Meshën e mesnatës në Kishën e Lindjes, që besohet si vendi ku Jezusi ka lindur.

Të paktën 120 000 turistë, gjysma e të cilëve janë të krishterë, pritet të vizitojë Tokën e Shenjtë në dhjetor, sipas statistikave nga Ministria e Turizmit e Izraelit.