Gazetarja amerikane, Lauren Martin, në revistën online “Elite Daily”, ka evidentuar ndryshimet thelbësore mes femrave seksi dhe të bukura, duke na kujtuar rëndësinë e bukurisë natyrale.
Ka lloje të ndryshme femrash. Të gjata, të shkurtra, të dobëta, të shëndosha etj., por duket se ka diçka që i shtyn meshkujt të dëshirojnë vetëm një lloj të tyre: ato seksi, me forma, me fustane pas trupit dhe me tualet të theksuar. Por, ka dy probleme: femra “seksi” dëshirohet thjesht si objekt dhe shumë rrallë si individ dhe për më tepër që bëhet fjalë për një imazh disi imagjinar dhe artificial.
Meshkujt i shohin femrat sikur të ishin një trup, “gjëra” për t’i bërë për vete dhe jo si femra për t’i çmuar për personalitetin e tyre. Meshkujt mendojnë se sensualiteti paraqitet nën formën e një lëkure të butë dhe të nxirë, të depiluar mirë dhe me qerpikë fals. Jemi mësuar të besojmë se tërheqëse është çdo femër me një fizik të skalitur dhe një gjoks të madh.
Megjithatë, të qenët femër është diçka tjetër dhe për t’u pëlqyer meshkujve nuk është e detyrueshme të jesh ashtu siç ata e mendojnë zakonisht.
Është koha që meshkujt të kujtohen për ndryshimin që ekziston mes femrave “seksi” e atyre “të bukura” dhe të kuptojnë se femrat kanë shumë më shumë për të ofruar sesa trupin.
Ja një pjesë e kontrasteve stimuluese që përmbyllin artikullin e Martin për femrat seksi dhe të bukura.
– Seksi është ta shohësh që nga larg; e bukura qëndron te përqafimi dhe te shtrëngimi.
– Seksi është ta perceptosh, e bukur është ta vlerësosh.
– Seksi i ka sytë e trukuara shumë, e bukura është ujë e sapun.
– Seksi është sipërfaqësore, e bukur është thellësia shpirtërore.
– Seksi është mënyra se si lëviz, e bukur është mënyra se si flet.
– Seksi është një tërheqje e madhe, i bukur është një karakter i fortë.
– Seksi është rinia, e bukura nuk ka moshë.
– Seksi është konformizmi, e bukura është unike.
– Seksi është për një moment, e bukura është shumë net pa gjumë.
– Seksi janë format e saj, e bukur është kuraja e saj.
– Seksi është një sms, e bukur është një letër dashurie.
– Seksi është një fasadë, e bukur është një femër.
Femrat janë krijesa të mrekullueshme. Është koha të tregojmë personalitetin tonë, e të mosbesojmë më te iluzioni i asaj se çfarë është seksi e krijuar nga meshkujt. Sepse, e bukura nuk është të duash të shkosh në shtrat me një femër, por të duash ta kesh atë pranë vetes.