Merret vendimi përfundimtar për ndryshimin e orës nga Bashkimi Europian!

Sociale

ora be
Bashkimi Europian, përmes Komisioneres Europiane të Transportit, Violeta Bulc, ka njoftuar se ndryshimi i orës dy herë në vit në të gjithë kontinentin do të nisë që nga tetori i vitit 2019. Të gjitha vendet anëtare të Bashkimit Europian kanë afat deri në prill të vitit të ardhshëm për të vendosur nëse do të qëndrojnë përgjithmonë në zonën kohore verore apo në zonën dimërore.

 640 0 5b9e6b0a207dc

Në Evropë, siç dihet, shtetet ndryshojnë akrepat 60 minuta përpara të dielën e fundit të marsit, ndërsa në tetor i kthejnë akrepat 60 minuta prapa.Sipas njoftimit të BE-së, të gjitha vendet anëtare duhet të kenë të njëjtën zonë kohore dhe t’i jepet fundit praktikës së ndryshimit. Eurokomisionerja e Transportit deklaroi se duhet të gjendet një konsensus mes vendeve anëtare të Parlamentit Europian.Komisioni Europian ishte ai që kërkoi mosndryshimin e orës, pas një studimi të bërë online, rezultatet e të cilit treguan se 80 për qind e të anketuarve nuk binin dakord me ndryshimin e orës. Praktika e ndryshimit të orës nis që në Luftërat Botërore, por u zyrtarizua me ligj nga BE në vitin 1996.