Maturantët në protestë: Hedhin domate, vezë dhe bojë drejt Kryeministrisë

Sociale

grtgrtrggtr

Një numër i konsiderueshëm i maturantëve të cilët nuk kanë fituar një degë në Universitet kanë protestuar sot përpara Kryeministrisë me shpresën se zyrtarë të lartë do të dalin dhe të japin një përgjigje. Ata madje kanë qëlluar me domate, vezë dhe bojë drejt Kryeministrisë ndërkohë që brenda Kryeministri Rama bashkëbisedonte me maturantët ekselantë.

Kjo është protesta e tretë e maturantëve të cilët kërkojnë që të paktën në raundin e dytë të përzgjedhjes disa prej kritereve të ndryshojnë.