Mat, largohen 77 mësues se nuk kanë arsimin përkatës

Sociale

www.zhurnal.mk -250x165Vendimi i Ministrisë së Arsimit për të larguar të gjithë mësuesit jashtë profilit dhe ata pa arsimin përkatës prek shumë shkollat të rrethit të Matit. Në total janë 77 mësues që rrezikohen nga kjo reformë, ku 15 prej tyre janë jashtë profilit. Por edhe me i larte është numri i mësuesve pa arsimin përkatës. Pa arsimin përkatës janë 62 mësues. Shumica e këtyre mësuesve janë të profilit të matematikës të gjuhëve të huaja dhe të edukimit fizik. Pra këtu janë problemet më të mëdha porsa u përket mësuesve pa arsimin përkatës sepse nuk kemi kuadro në pritje për këto profile. Sipas Sadikajt kjo kategori mësimdhënësish është në zonat e thella pasi në shkollat kryesore në qytetin e Burrelit dhe atë të Klosit, mësuesit janë pothuajse brenda standardeve. Por atje ku japin mësim këta mësues, nuk ka as kandidatë që mund ti zëvendësojnë ata. Një situatë e ngjashme është në të gjithë Qarkun Dibër, ku në total numri i mësuesve në arsimit parauniversitar që ushtrojnë detyrën jashtë profilit dhe pa arsimin përkatës shkon në rreth 215.