Një alarm për bombë ka frikësuar qytetarët maqedonas të cilit ishin në një pishinë në Veles.
Rreth orës 1 e 20 minuta të ditës së djeshme, një person i panjohur i cili kishte dy mjete të dyshuara “bombë”, ka kërcënuar qytetatrët se do t’i hedhë në ujë.
Pronari i pishinës ka paralajmëruar në mënyrë që të ndalë tragjedinë, duke e qetësuar situatën.
Ndërkohë, policia ka sekuestruar mjetin shpërthyes dhe ka po heton për të zbardhur ngjarjen.