Për të gjithë ata që mezi po e presin verën dhe rrezet e ngrohta të diellit duket se duhet të presin edhe pak. Sipas sinoptikanëve muaji maj do të vazhdojë të jetë me reshje shiu dhe temperatura relativisht të ulëta.
Deri në datën 15, moti do të vazhdojë të jetë i vranët dhe me reshje shiu, ndërsa në gjysmën tjetër të muajit do të mbizotërojë një mot i freskët. Lidhur me këtë situatë ekspertët e motit tregojnë se situataështë normale duke marrë parasysh stinën në të cilën jemi.