Një ngjarje e pazakonte ka ndodhur ketë te shtune ne Lushnje: drejtuesi i një mjeti tip fugon ka bere një seri aksidentesh duke lenë te vdekur një fëmije 6-vjeçar dhe dy persona te tjerë te plagosur. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në aksin rrugor Pushimi i Shoferit-Divjakë, në vendin e quajtur Gradishtë. 23-vjeçari Olsion Velo pas grindjes me vjehrrin e tij, ka marre fugonin dhe fillimisht ka goditur dy mjete ne rrugicën e lagjes. Me pas ka përplasur një person që po udhëtonte me biçikletë, jashtë karroxhatës rrugore duke e lenë atë te plagosur rende. Rreth 100 metra në drejtim të Divjakës ai ka goditur edhe një karroce, ku ndodhej një i moshuar dhe nipi i tij gjashtë vjeçar. Goditja ka qene fatale për vogëlushin pasi i ka shkaktuar vdekjen. Olsion Velo ka vijuar të godas të tjera mjete që ishin në qarkullim atë momente, por pas përplasjes me një autoveture, drejtuesi i fugonit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në një parcele të mbjellë më grurë. Ai ka tentuar të hip në një shtyllë te tensionit të mesëm për t’i dhëne fund jetës. Punonjësit e OSHE kane ndërhyrë ne kohe duke stakuar energjinë elektrike. Policia arriti te zbresë 23-vjeçarin nga shtylla dhe ti vere atij prangat. Ndërsa të plagosurit janë dërguar në spitalin rajonal të Lushnjes ku ndodhen në rrezik për jetën.