Lorik Cana zemra shqipes

Sociale

lorik cana 33579c-150x150Këngët e kompozuara në nder të kombëtarës nuk kanë të sosur. Këtë herë janë rapsodët ata që i kanë kushtuar një këngë me çifteli kombëtares shqiptare. Tre rapsodë u kanë kushtuar një këngë luanëve shqiptarë, të cilët mbrojtën flamurin shqiptar në stadiumin e Beogradit, nga përdhosja e futbollistëve serbë. Në këngën e titulluar “Lorik Cana zemra shqipes” u këndohet përveç kapitenit Cana, edhe aktit heroik të Taulant Xhakës dhe Andit Lilës. Kujtojmë se një fluturake kishte sjell midis stadiumit të Partizanit të Serbgisë një flamur të “Shqipërisë Etnike”, e cila kishte irrituar tifozët serbë, gjë që solli edhe rrahjen e lojtarëve shqiptarë nga ana e huliganëve e serbë.