Lihen në burg ish-zyrtarët e ALUIZNI-t në Shkodër

Sociale

gjykata shkoder

Lihen në burg dy ish-zyrtarët e lartë të Aluizni-t në Shkodër të arrestuar tre ditë më parë nga policia për shpërdorim detyre. Gjykata e Shkodrës e ka cilësuar të ligjshëm arrestimin e ish- drejtorit të këtij institucioni Besnik Kastrati dhe ish-përgjegjësit te regjistrimeve Rudi Beci. Në seancën e kësaj të diele gjykata vendosi masën “arrest me burg” për të dy zyrtarët. Përpara dyerve të gjykatës në mbështetje të të akuzuarve kishin dalë drejtuesit e PD dhe deputetë të qarkut Shkodër. Besnik Kastrati dhe Rudi Beci janë hetuar nga prokuroria për disa muaj me radhë. Nga këto hetime rezultoi se ata kanë kryer legalizimin e jashtëligjshëm të disa objekteve gjatë muajve gusht-shtator të vitit të kaluar. Denoncimi për dy –ish punonjësit u bë nga vet drejtoria e Aluizni-t në Shkodër.