Lazarat, situata e tensionuar

Sociale

vlcsnap-2014-10-09-12h07m53s98-640x340Ka filluar serish tensioni midis banoreve te fshatit Lazarat dhe policisë. Siç kuptohet nga dialogjet e banoreve te fshatit ne rrjetet sociale, ata akuzojnë policinë se po ushtron terror prej muajsh ne Lazarat. Pas plagosjes se tre efektiveve dhe dëmtimit te automjeteve nga te rinjtë e Lazaratit është krijuar edhe një faqe ne rrjetin social Facebook për Lazaratin. Sipas kësaj faqeje, incidenti ka ndodhur pasi nje prej gjimnazisteve është diskriminuar nga uniformat policore. Ndërkohe policia ka shoqëruar disa banore te fshatit te cilët një dite me pare lënduan policet dhe dëmtuan makinat e tyre duke qëlluar me gurë dhe veze. Ndërkohe policia vazhdon përpjekjet per te rivendosur kontrollin e qetësinë ne zone. Qe pas aksionit për asgjësimin e kanabisit te mbjelle ne fshat, prania e policisë ne zone ka qene e larte, fakt ky qe nuk është pritur mire nga banoret.