Lajme të mira për të gjithë ata që nisin pushimet nesër: Ja si do jetë moti…

Sociale

gusht
Kapriciove të korrikut u erdhi fundi. Muaji gusht, sipas meteorologëve, do të jetë ideal për bregdetin. Kështu, sipas Meteoalb, java e parë e muajit gusht do të ushqehet nga masa ajrore të nxehta të kontinentit afrikan, të cilat rritin ndjeshëm temperaturat mbi Shqipëri. Periudha deri më 5 gusht do të shënojë vlerat termike më të larta të vitit 2018. Java e parë e gushtit sjell temperatura të larta në territorin shqiptar, ku gjatë orëve të mesditës vlerat termike do të variojnë nga 30 – 36°C në zonat malore (maksimumet në verilindje), ndërsa temperatura mbi 36°C thuajse në të gjithë Ultësirën Perëndimore.

pushime

Në zona specifike, pritet që temperaturat të ngjiten në 39°C (Shkodra, Berati dhe rrethinat e tyre). Përsa i përket tablosë së shirave, parashikohet që 10-ditëshi i parë të jetë kryesisht i thatë, shirat më të pranishëm në formën e stuhive të izoluara në zonat malore, ndërsa në datat 2 – 3 gusht priten rrebeshe afatshkurtra që rrezikojnë zonat qendrore dhe jugore.