Sipas sinoptikanëve, mesdita e së hënës do të sjellë vranësira dhe shira fillimisht në veri, dhe më pas edhe në qendër dhe juglindje.
Por nuk do të jenë vetëm reshjet e shiut, edhe temperaturat do të bien me 4 gradë, duke filluar nga e marta. Kështu moti do të jetë i paqëndrueshëm me vranësira dhe shira thuajse deri në fund të Gushtit.
Por sinoptikanët kanë parashikuar situatë vërtet problematike për Ballkanin. Sipas tyre, të dhënat flasin për stuhi të forta dhe shira me intensitet të lartë, në Kosovë, Maqedoni, Serbi, Bullgari dhe Rumani duke i rrezikuar fqinjët tanë edhe nga përmbytjet.