Nje familje është shuar, ndërsa dy persona te tjere kane mbetur te plagosur pas nje aksidenti te rende te ndodhur pasditen e sotme ne Rrugën e Kombit ne vendin e quajtur “Ura e Perbregut” ne Kukës. Bashkim Hamidi 54 vjeç, gruaja e tij Zejmihane Hamidi 52 vjeç dhe vajza Emrushe Hamidi 17 vjeçe, kane humbur jetën pasi automjeti tip “Golf” me te cilin po udhëtonin është përplasur me nje Fuoristrade. Shoferi dhe pasagjeri jane dërguar menjëherë ne spitalin e Kukësit ku po marrin ndihmën e pare mjekësore. Sipas policisë, shkak per aksidentin mendohet te ketë qene shpejtësia si edhe ura dy kalimshe ne forme harku qe ende nuk ka përfunduar se ndërtuari plotësisht. Ky segment qe i ka kaluar te gjitha afatet per përfundimin e punimeve është ende i pambyllur, duke u bere shkak për shume aksidente me pasoje vdekjen.