Bëni kujdes nga gripi! Numri i të prekurve nga ai ka arritur një shifër prej 18 mijë personash nga të gjitha grupmoshat.
Instituti i Shëndetit Publik rekomandon masat për parandalimin, kufizimin dhe luftimin e infeksioneve dhe sëmundjeve infektive nga përhapja e virusit të gripit.
Ja çfarë duhet të bëni për të parandaluar virozën:
– Mbulimi i gojës dhe hundës me shami (mundësisht letre) gjatë kollitjes dhe teshtitjes e cila të hidhet menjëherë në koshin e mbeturinave.
– Të teshtitet apo kollitet duke përdorur gropëzën e bërrylit si mburojë.
– Të mos pështyhet në tokë.
– Larja e menjëhershme, dhe sa më shpesh, e duarve me ujë të rrjedhshëm dhe sapun. ose pastrimi i tyre ato me alkool apo dezinfektantë.
– Mënjanimi i prekjes së syve, hundës dhe gojës.
– Përdorimi i maskave gjatë kollitjes apo teshtitjes, apo në mjedise të mbyllura ku ka grumbullim masiv të njerëzve për një kohë të gjatë.
Masa të distancimit social
– Mënjanimi i kontaktit të ngushtë me njerëzit të cilët janë të sëmurë, pra çdo i sëmurë duhet të mbajë distancë nga të tjerët për ti mbrojtur ata.
– Qëndrimi në shtëpi për çdo të sëmurë.
– Njëkohësisht, në këtë sezon gripi, duhet të përpiqemi të kufizojmë sa më shumë takimet dhe grumbullimet.
Vaksinimi
– Mjeti më i mirë për të parandaluar gripin është vaksinimi.