Ku çalon turizmi në Shqipëri?

Sociale

128230-450x300“Nuk do shumë për të kuptuar që këtu ka një pamje shumë të bukur. Kam dëgjuar që në Sarandë ka diku te 150 hotele, nuk ka nevojë të kuptosh shumë nga urbanistika për të thënë që në këto 15-20 vite është ndërtuar pa patur një plan të qartë. Problem është furnizimi me ujë, dhe ne kemi dhënë mbështetje për këtë, problem është edhe vendi se ku derdhen ujërat e zeza. Unë jam i sigurt që bashkëkombësit e mi gjermanë nuk do të vinin të pushonin në një vend ku ujërat e zeza derdhen në det.
Përpara se të merrja në intervistë ambasadorin gjerman, në një udhëtim që ne gazetarët patëm për dy ditë në jug të vendit me një grup nga ambasada, isha duke biseduar për pyetjet e intervistës. Ndër të tjera i thashë që dua edhe një përshtypje të tij se çfarë i duhet turizmit në Shqipëri. Ai me të qeshur më tha: Turistët mbase???
Problemet më të mëdha të turizmit në Shqipëri janë edhe më kryesoret: furnizimi me energji, furnizimi me ujë dhe plani i zhvillimit. në këto vite këtu është ndërtuar pa kriter…Saranda po e zgjidh problemin e furnizimit me ujë të pijshëm, një nga qytetet e para në jug të vendit e cila siguron në verë ujin për turistët. drejtori i ujësjellësit të këtij qyteti na thotë se sasia e ujit që kërkohet gjatë stinës së verës trefishohet. Por që kjo të ndodhte duhet që këtu të vinin gjermanët dhe të financonin. GIZ është një projekt gjerman i cili jep këshillime në fusha të ndryshme. shumë shpejt ata do të ndihmojnë qeverinë shqiptare për mënyrën se si duhet të zhvillojnë bregdetin.
Për këtë rajon edhe pala shqiptare shikon një potecial për zhvillimin e turizmit dhe në zonat rurale, për ne gjermanët mirë do të ishte të bëhej një ndërlidhje mes zonave rurale dhe atyre turistike pasi në këtë mënyrë marrin potencial ekonomik. Prioritare është zhvillimi dhe hartimi i planit të vijës bregdetare, për të cilin duhet të nxitojmë.
Linja e unazës së jugut, një financim 50 milion euro i Bankës Gjermane për Zhvillim do të zgjidhë përfundimisht problemin e furnizimit me energji të bregdetit në jug. Tashmë ka nisur puna për ndërtimin e fazës së parë të saj në Babicë të Vlorës. Në dy ditë udhëtim, na bëri përshtypja “fiksimi” i të huajve që vijnë te ne për kalatë dhe “të vjetrën”, kjo mbase sepse ne harrojmë se ndonjëherë na duhet e shkuara për të mësuar prej saj e për të bërë para. ndonjëherë e shkuara edhe na mëson që nuk duhet të nxitojmë për të quajtur veten të lirë, në disa raste duke shkatërruar natyrën, siç bëmë me Sarandën. Kishim kohë mbase që ishim lodhur me pushimet shqiptare dhe harruam që këtu mund të gjejmë bashkë detin dhe malin, historinë dhe modernen, kishat dhe xhamitë. Kemi kohë që nuk pyesim veten se ku gabuam, ose edhe kur e bëjmë e kemi thënë vetëm me fjalë…