Situata e mjekeve ne Shqipëri është kaotike. Këtë fakt e pranon dhe vete ministria e shëndetësisë. Sipas zv ministres Milva Ikonomi ministria ende nuk ka një numër të saktë se sa persona zotërojnë licencën e mjekut në Shqipëri, pasi urdhri i mjekut nuk ka pranuar asnjëherë ti dorëzojë këto shifra. Por njëkohësisht problem mbetet edhe korrupsioni i lartë në radhët e mjekeve, fenomen ky që pranohet nga të gjithë. Sipas Ikonomit kjo situatë vjen nga disa probleme që hasen në këtë sektor, siç janë korrupsioni, pagat e ulta, mjeket e dypunësuar që nuk paguajnë tatime dhe niveli i ulët i mjekëve, që nuk mund të diagnostikojnë një sëmundje, nivel që shkon deri në 42 %.