Shqiptarët janë ndër vendet me përqindjen më të lartë në Europë për pronësinë e shtëpive të tyre . Rreth 87% e të anketuarëve shprehen se kanë të paktën një shtëpi në pronësi, por vuajnë nga mungesa e hapësirave dhe kushteve minimale si prania e një tualeti apo e dushit brenda në shtëpi. Në krahasim me europianët, shqiptarët renditen ndër qytetarët e vendeve me përqindjen më të lartë për sa i përket pronësisë së shtëpive të tyre, por kanë problemet më të mëdha për sa i përket kushteve optimale që duhet të ofrojë një banesë si hapësira e mjaftueshme, mungesë të tualeteve me ujë të rrjedhshëm, dusheve, apo të shtëpive me lagështirë dhe pa ngrohje.
Sipas Anketës së Cilësisë së Jetës të zhvilluar nga Komisioni Europian rreth 17% e të anketuarve janë shprehur se kanë mungesë të tualetit apo dushit në shtëpi, ndërsa 43% e të anketuarëve shprehen se nuk kanë mjaftueshëm hapësirë në shtëpitë e tyre. Në vendet e rajonit të anketuarit që janë përgjigjur se kanë probleme me sipërfaqen në shtëpi variojnë nga 18-26% me një diferencë të konsiderueshme me Shqipërinë.