Në Shqipëri ka punë ,reformim të sistemit të punësimit

Sociale

ministero

 

Punësimi i denjë dhe zhvillimi cilësor i forcës së punës do jenë në fokusin e Ministrisë së Mirëqenies Sociale dhe Rinisë për vitin 2016. Këtë e ka bërë të ditur ministri i MSR-së, Blendi Klosi, duke folur në Konferencën e Punësimit të organizuar nga “Europa Agency”, ku i pranishëm ishte edhe kreu i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Tiranë, Nikolin Jaka, si dhe presidenti i Shoqatës së Agjencive Private të Punësimit dhe Formimit Profesional, Ermal Jauri. Ndërsa falenderoi agjencitë private të punësimit për rolin që luajnë në krijimin e mundësive të reja për punë në vendin tonë, ministri Klosi fillimisht bëri një përmbledhje të punës së kryer në vitin 2015, ku theksoi se falë punës së strukturave të ministrisë, por edhe të fushatës kundër informalitetit që ndërmori qeveria, u bë e mundur të luftohej puna e zezë dhe njëkohësisht të punësohen dhe një numër i konsiderueshëm punëkërkuesish.