Klinika ku verbërohen fëmijët

Sociale

klinika-ku-verb-euml-rohen-f-euml-mij-euml-t_hd.jpg

 

Gazeta “Zëri” ka hulumtuar për një muaj rresht arsyet e verbimit të shumë fëmijëve kosovarë që kanë lindur para kohe dhe janë trajtuar në Klinikën e Neonatologjisë
Ajo e mban një letër të bardhë në dorë. Por, 3-vjeçarja e pati të vështirë ta kapë letrën, derisa për ta mbajtur në dorë më shumë i ndihmuan shqisat e prekjes. Sytë e saj mezi gjejnë rrugën, falë ndihmës që i bëjnë edhe duart. Familja ka larguar gjithçka nga dhoma, që dy fëmijë të verbër që i kanë në shtëpi të mos lëndohen gjatë qëndrimit në dhomë.

Kukulla që e mban tek koka në dhomën e gjumit është një relikt që ajo mund vetëm ta prekë. Vëllai i saj, po ashtu i verbër, nuk ka arritur ta shohë asnjëherë motrën dhe të vëllain tjetër që lindën përnjëherë. Me fat, në betejën për “dritën e syve” ka qenë vetëm njëri vëlla, që kur kishte lindur kishte peshën më të vogël.

Familja sot ka dy fëmijë të verbër, pasi në Klinikën e Neonatologjisë në Shërbimin Spitalor, Klinik dhe Universitar të Kosovës nuk u hetua me kohë sëmundja e quajtur “Retinopatia premature”, e cila në Kosovë nuk trajtohet sipas protokolleve mjekësore.

Këtë sëmundje duhet trajtuar sipas protokolleve, të cilat duhet t’i bëjë Klinika e Syve. /Zëri/