Kjo është fotoja e 5-vjeçarit që po trondit botën

Sociale

 

1 241 1471515298 8457804

Horrori dhe tragjedia në luften e Sirisë, janë përmbledhur të gjitha në një fotografi të vetme.
Një djalë i vogël, i moshës pesë vjeçare, shihet i ulur në karrige brenda një ambulance, pas sulmeve ajrore në qytetin e tij në Aleppo. Ai nuk e dinte se ku i ka prindërit.

I mbuluar nga hiri e pluhuri i gërmadhave që dikur ishin shtëpia e tij, njëra anë e fytyrës së Omran Daqneeshit, është e tëra e mbuluar me gjak.

Në një video të publikuar në gazetën britanike Daily Mail, ai prek fytyrën e tij e cila eshte me gjak, dhe më pas ate e fshin ne karrige.

Djaloshi nuk po qante, përkundrazi ai ishte tepër i qetë në ambulancë, i lënë vetëm pasi ekipi i shpëtimtarëve kishte dalë te merrte fëmijët e tjerë të lënduar nga sulmet.