‘Kiki Challenge’ kthehet në burim aksidentesh, Erion Veliaj bëhet kreativ për të parandaluar dëmet në Tiranë!

Sociale

kiukf

E keni parasysh tashmë se çfarë është “Kiki Challenge”, është një sfidë ku teksa dëgjohet refreni i këngës së Drake, një person që është pasagjer në makinë duhet të zbresë nga aty, e të bëjë një koreografi jashtë makinës. Por sigurisht, si çdo gjë që bëhet virale dhe ka konotacion argëtues, mund të kthehet e gjitha mbrapsh sepse kanë qenë jo të pakta rastet kur këto video kanë përfunduar me pasoja fatale.

Nisur nga kjo, kryebashkiaku Erion Veliaj ka vendosur të reagojë. Duke përdorur humorin dhe sportivitetin që e karakterizon, Veliaj ka postuar në Instagram se në të gjitha tabelat kur tërhiqet vëmendja për uljen e shpejtësisë në Tiranë, ditën e sotme është shkruar: “Lidhe rripin, Kiki! Drake do të të mirëkuptojë!”
Sigurisht kjo ka shkaktuar mjaft të qeshura tek komentuesit në rrjete sociale të cilët e kanë cilësuar këtë veprim një gjetje mjaft interesante të Bashkisë Tiranë.

aaaa

/Blitz.al/