Këto janë rrugët e Tiranës që do të bllokohen gjatë fundjavës!

Sociale

maratona
Ashtu siç të gjithë mund të keni dëgjuar, këtë vit do të organizohet për herë të tretë Maratona e Tiranës, e cila përfshin garues nga më shumë se 40 vende të botës në 4 kategori të ndryshme. Për këtë arsye, është përpiluar një plan masash mbi organizimin e lëvizjes së automjeteve gjatë kësaj fundjave. DItën e sotme, si pasojë e zhvillimt të garës për fëmijë “Fun Run” do të kufizohet qarkullimi në sheshin Nënë Tereza, bulevardin Dëshmorët e Kombit, rrugën Murat Toptani, Myslym Shyr si dhe segmenti mes rrugës Ibrahim Rugova dhe bulevardit Dëshmorët e Kombit.

 640 0 5bb855f0f1464

Këto zona, do të qëndrojnë të mbyllura për automjetet nga ora 08:00 deri në orën 12:00. Ndërkaq, gara e madhe zhvillohet ditën e dielë. Për mbarëvajtjen e maratonës është ndaluar qarkullimi në bulevardin Dëshmorët e Kombin, rrugët Abdi Toptan, George Bush, Rruga e Barrikadave, Urani Pano, Ded Gjo Luli, Rruga e Kavajës, Ibrahim Rugova, Lek Dukagjini si dhe segemntet hyrësse rruga Myslym Shyri nga kryqëzimi i Drejtorisë së Policisë dhe deri në qendër. Gjithashtu Rruga e Durrësit nga kryqëzimi me rrugën Mine Peza deri në qendër, bulevardi Zogu I nga rruga Dervish Hatixhe deri në qendër, Rruga e Dibrës nga Selvia deri në qendër, Luigj Gurakuqi nga sheshi Avnri Rustemi deri në qendër do të qëndrojnë të bllokuara nga ora 05:00 deri në orën 14:00.