Këtë fundjavë, vendi pushtohet nga i nxehti afrikan!

Sociale

nxeht
Temperaturat e larta pritet të dominojnë të gjithë fundjavën në vend. Sipas Meteoalb, Shqipëria do mbetet në periferi të valës së të nxehtit afrikan, e cila gjatë mesditave të kësaj fundjave, sjell temperatura mbi 30°C në 90 për qind të territorit shqiptar. Në zonat malore temperaturat maksimale variojnë nga 31 në juglindje deri 35°C zonat verilindore (Kukësi); në bregdet dhe zonat e ulëta temperaturat maksimale ngjiten në 35 – 36°C, por në zona specifike pritet që temperaturat maksimale të ngjiten lehtësisht mbi 38°C. Dita e hënë sjell rënie të ndjeshme të temperaturave, vlera të cilat janë lehtësisht mbi maksimumet tipike mujore dhe do të vijojnë me luhatje të lehta deri në mesjavën tjetër.