Keni planifikuar pushimet 15 ditëshin e dytë të korrikut? Ja si do jetë moti!

Sociale

pushime
Nëse keni zgjedhur të pushoni gjysmën e dytë të korrikut, sinoptikanët kanë lajme të mira. Por edhe nëse keni zgjedhur bregun për këtë fundjavë, jeni të favorizuar. Sipas Meteoalb, dita e shtunë vijon me kthjellime në pjesën më të madhe të vendit, por sërish pasditja do të zhvillojë vranësira lokale në ekstremet veri – juglindje, ndërsa mundësia për shira paraqitet e pakët. E diela mbetet e kthjellët në bregdet, ndërsa vranësira kalimtare do ketë në pjesën tjetër të vendit; më të shpeshta në veri – verilindje ku priten shira afatshkurtër. Sa u përket temperaturave, kjo fundjavë nuk do të sjellë ndryshime të ndjeshme të vlerave termike, ekstremumet ditore pritet të luhaten nga 13°C, mëngjesi më i freskët në juglindje deri në 35 – 36°C, maksimumi termik në zonat perëndimore.

mot
Ndërsa gjatë pjesë së dytë të muajit korrik, moti do të jetë favorizues për të gjithë ata që kanë zgjedhur bregdetin. Sipas Meteoalb, deri në fund të korrikut vranësira dhe shira të përkohshëm shfaqen kryesisht në zonat malore, veriore, por kthjellime dhe vranësira kalimtare dominojnë pjesën më të madhe të vendit. Ndërsa temperaturat edhe në pjesën e dytë të korrikut pritet të jenë lehtësisht mbi vlerat tipike mujore duke shënuar maksimume rreth 33°C, ndërsa në fare pak ditë, temperaturat maksimale do të shënojnë deri 35°C. Por, me një vlerësim paraprak, Meteoalb lajmëron se NUK KA SINJALE për periudha të nxehta disaditore gjatë pjesës së dytë të korrikut 2018, si dhe në 10 ditët e para të muajit gusht, përjashtuar ditë të veçanta ku termometri në zona të izoluara jugore, mund të ngjitet në 35 – 36°C. Edhe gjysma e parë e gushtit sjell kryesisht kthjellime dhe vranësira kalimtare ndërsa vranësira më të shpeshta dhe shira të përkohshëm do ketë ekstremi verior dhe zonat lindore.