Ja si serbet e maltretuan dhe e vranë

Sociale

largea_10391837_1003962842976103_8130543475644025689_n1455525648.jpg

 

 

Naser Vllasi, apo i njohur si komandant “Kobra”, përmes një postimi në facebook kujton 14 shkurtin e vitit 2001, kur atij i vranë babain.

“Pasditen e 14 shkurtit të vitit 2001. mbeturinat e pushtetit serb e nxunë në pritë në mënyrë tinzare babain tim Raif Ahmet Vllasi. Ata e torturuan gjatë gjithë natës dhe të nesërmen në mëngjes trupi i tij u gjet i vdekur nga puntorët e ujsjellsit, të cilët e kishin njoftuar policinë, e pastaj lajmin e morëm edhe ne si familjar të tij. Në torturimin e babit tim ishin përdorur mjete të forta, si shufra metalike, thika por edhe sëpata”, ka shkruar Vllasi.

Ja postimi i tij i plotë

Pasditen e 14 shkurtit të vitit 2001. mbeturinat e pushtetit serb e nxunë në pritë në mënyrë tinzare babain tim Raif Ahmet Vllasi. Ata e torturuan gjatë gjithë natës dhe të nesërmen në mëngjes trupi i tij u gjet i vdekur nga puntorët e ujsjellsit, të cilët e kishin njoftuar policinë, e pastaj lajmin e morëm edhe ne si familjar të tij. Në torturimin e babit tim ishin përdorur mjete të forta, si shufra metalike, thika por edhe sëpata. Babai im ishte njeri i urtë, i mirë e i sinqertë, që kurrë nuk i kishte bërë dëm askujt. Për vet faktin që ishte i tillë ai nuk nguronte që të endej i lirë në vendin e tij të lindjes dhe natyrisht se nuk ia kishte frikën askujt. Çetnikët e pangopur me gjakun e shqiptarëve vrasjen e babait tim e kishin bërë me qëllim hakmarrjeje për arsye të ndryshme. Atyre u pengonte shumë fakti që unë isha luftëtar i lirisë për më shumë se 1 vit(1998-1999), si dhe vëllau im Nehrui që nga themelimi i Ministrisë së Mbrojtjes së Republikës së Kosovës. Poashtu deshën të marrin hak edhe për axhen tim Azemin i cili në mbrojtje të pozitës kushtetuese të Kosovës u ndesh me Millosheviçin, me këtë kasap të Ballkanit i cili doli humbës historik në vendin tonë. Pushtetit serb gjithmonë i kishte penguar familja jonë, ngase vëllezërit e mi Selimin dhe Agimin i kishin persekutuar rënd gjatë vitit 1989 dhe kur e burgosën Azemin, i izoluan edhe Selimin e Agimin, vëllaun Nehruin që në atë kohë ishte ushtarak i armatës jugosllave ne Republikën e Kroacisë e helmuan, por për fat të mirë e shpëtuan mjekët kroat. Në këtë kohë të rënd për Kosovën u burgos për dy muaj edhe babai im përshkak të kundërshtimit të pushtetit të athershëm pikrisht në fshatin Ranillug komuna e Kamenicës, e familjen tonë përkundër gjithë kësaj dhunë nuk arritën që ta thyejn.
Ata që e vranë Raifin tonë dëshmuan se nuk duan dhe nuk dijnë të jetojnë në paqe në Kosovë. Për fat të mirë Kosova nuk është vend i njerzve të tillë, por është një shtet i pavarur dhe përfundimisht i ndarë nga Serbia edhe pse shikuar logjikisht kurrë nuk kemi qenë të bashkuar.
Familja jonë e përkujton me krenari personin tonë më të dashur dhe me virtytet më të larta. Ai është martir i këtij vendi, e vrasësit e tij i gjykoftë Perendia!
15 shkurt 2016. Kamenicë.