Ja si do të jetë java e dytë e shtatorit!

Sociale

diell
Moti i nxehtë e me kthjellime na ka shoqëruar edhe për 10 ditët e para të muajit shtator duke u dhënë mundësi të gjithë atyre që kishin zgjedhur këtë periudhë të vitit për të pushuar. Por sipas meteorologëve, kjo situatë do të ndryshojë.

shu

Kështu, sipas Meteoalb, moti është karakterizuar me kthjellime e vranësira të herëpashershme gjatë gjithë 10-ditëshit të parë të muajit, duke sjellë edhe shira të përkohshëm, kryesisht në ekstremin verior dhe zonat lindore, ndërsa shira të izoluar në qendër dhe juglindje. Ndërsa gjatë 10-ditëshit të dytë të shtatorit, pritet që shirat të jenë më të pranishme.Temperaturat e ajrit, që gjatë 10-ditëshit të parë të shtatorit kanë shënuar rritje 3 – 4°C mbi vlerat tipike të fillimvjeshtës, 10-ditëshi i dytë do të karakterizohen nga vlera tipike të stinës.