Burime nga policia kanë thënë se Jorgo Zani,30 vjeç, i ka prerë kokën nipit të tij, i cili ishte vetëm 12 vjeç. Krimi ka ndodhur në një fshat të Himarës, në Palasë, ndërsa ai është gjetur me kokën e nipit në dorë.
Zani mësohet se kishte qenë i shtruar disa herë në spital,e se konsumonte lende narkotike, ndërsa në fytyrën e tij pikturonte simbole naziste.
Po të njëjtat burime bëjnë me dije se 27-vjeçari kishte pasur probleme të shumta mendore, që kur ishte kthyer nga Greqia, 4 vite më parë.