Historia prekëse bëhet virale: Një letër dhe një trëndafil buzë liqenit!

Sociale

letra
Një shënim prekës i bërë nga dikush që nuk mund të ecte ka tërhequr vëmendjen e gjithë internetit dhe brenda pak kohësh është bërë virale. Bashkë me një trëndafil të kuq, ishte lënë një shënim pranë hyrjes së liqenit në Birmingham. Shënimi ishte anonim, por personi që e kishte shkruajtur kërkonte ndihmë. “Ju lutem, a mundet dikush ta hedhi këtë trëndafil në liqen për mua? Hiri i tim shoqi ndodhet këtu, por unë nuk mund të hyj në liqen me një karrige me rrota. Porta e liqenit është e mbyllur dhe më duhet të kthehem sërish në veri sot. Faleminderit,” shkruhet në letër.

 640 0 5bcc8b222ff38

Letra së bashku me trëndafilin u gjet nga kalimtarë të rastit, të cilët e fotografuan dhe më pas bënë atë çka gruaja iu kishte kërkuar. Të gjithë njerëzit në internet janë prekur nga kjo gjë dhe e kanë ripostuar foton e letrës duke bërë komente prekëse e duke treguar mbështetjen e tyre për këdo që ndodhet në situata të vështira.