HISTORIA E STUDENTES NGA BULQIZA: SI ME PERDHUNOI DJALI QE NJOHA NE FACEBOOK!

Sociale

14691114 819735538169492 8170914385456633226 n

Po nuk u bëre e imja unë të vras”. Kështu e ka kërcënuar 25 ­vjeçari Sulejman Gjoka studenten nga Bulqiza, të cilën më pas e ka përdhunuar në një hotel në Durrës.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 18 tetorit, ndërsa e reja nga Bulqiza me iniciale M.XH. ka denoncuar rastin një ditë më pas në gjendje shoku dhe në praninë e një psikologu.

Ajo tregoi se me të riun ishte njohur në Facebook dhe kishin komunikuar për disa muaj në rrjetet sociale Facebook dhe Instagram. Tre ditë më parë vajza kishte mbërritur në Durrës para nisjes së vitit akademik, ku ndiqte studimet në Universitetin “Aleksandër Moisiu” dhe është takuar me 25 ­vjeçarin Gjoka.

“U takova me të, pimë kafe dhe më pas hëngrëm darkë. Gjatë kësaj kohe më tha: ‘Do bëhesh e imja! Po nuk u bëre e imja të vras, nuk të lë të jetosh!’ duke më thënë se do shkoja në hotel me të. Por unë i thashë që nuk vij në hotel me ty. Ai më mori me forcë në 2 të natës dhe më ka çuar në një hotel ku më ka dhunuar dhe ka kryer më pas marrëdhënie seksuale me forcë”, ka rrëfyer e reja.