Hiqet mesatarja për masterat

Sociale

studentet-ne-kafe 1Qeveria ka hequr kriterin e mesatares ne aplikimin per masterat. Vendimi është marre ne mbledhjen e qeverise. Sipas këtij vendimi, studentet do te përzgjidhen ne baze te kritereve te Universiteteve. Studentet prej disa ditësh kane zhvilluar protesta per heqjen e mesatares. Gjithashtu qeveria ka miratuar edhe kuota per transferimet ne universitete si dhe tarifat per masterat. Ne baze te vendimit, nxënësit qe ndjekin studimet ne institucionet arsimore publike dhe studentet qe ndjekin nje program studimi te ciklit te pare me kohe te plote, mund te përfitojnë burse, te parashikuar ne kete vendim nga buxheti vjetor i miratuar per Ministrinë e Arsimit dhe Sportit si dhe nga Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinise.