Heidi Agan, 35 vjeç është një vajzë që më parë ka punuar si kameriere, por tani bën një punë shumë fitimprurëse.
Ajo e do shumë punën e re dhe punon si sozi e dukeshës Kate Middleton. “Më parë punoja si kameriere. Tani punoj si sozi e dukeshës Kate dhe fitoj 9 mijë sterlina në javë”.
Jeta e saj ndryshoi krejtësisht, kur Principe William dhe Kate Middleton, janë fejuar zyrtarisht në 2010.
“Atë kohë punoja si kameriere, – tregon ajo për ‘The San’. – Fytyra e Kate papritur shfaqej kudo dhe klientët nisën që të më thoshin se unë ngjaja me atë. Për mua ishte thjesht një kompliment, asgjë tjetër”.
Pika e kthesës për Heidi Agan erdhi në shkurt të 2012, 10 muaj pas martesës mbretërore.
“Klientët që vinin në lokal, nisën që më kërkonin që të pozoja në foto dhe donin që shërbimin t’ua bëja vetëm unë. Kuptova se mund të fitoja diçka si sozi e Kate”.