Harrojeni plazhin në fundjavë, ja çfarë pritet të ndodhë

Sociale

difference between sea ocean 2f7d08e038e488e3

Kushdo që kishte planifikuar një fundjavë në det apo liqen dhe pishina, bëni mirë që të thurni një plan tjetër, kjo pasi koha nuk u premton temperatura të larta.

MeteoAlb parashikon vranësira lokale dhe erëra të forta.E shtuna dhe e diela do të sjellë edhe dallgë mbi normalen dhe sipas MeteoAlb kjo vjen si pasojë e ndryshimit të qarkullimit të masave ajrore nga Veriu i Afrikës në Veri-Perëndim të Europës. Nesër temperaturat do të ulen me 2-3 gradë celcius ndërsa të shtunën dhe të dielën termometri do të shënojë 21 gradë celcius.