Një grua nga Shtetet e Bashkuara është bërë e dhunshme kur burri ka refuzuar t’i ndihmojë rreth një video-loje.
E tëra ka filluar, kur Marcos ka refuzuar t’i përgjigjet ‘kërkesave për jetë’ – jetë shtesë që dërgojnë miqtë, për të ndihmuar në lojë -kur asaj i duheshin, të kalonte një nivel të Candy Crush, transmeton Telegrafi.Bashkëshortët, e kanë luajtur së bashku këtë lojë, deri në nivelin e 500-të, por burri ka filluar ta lë lojën, sepse i është mërzitur.Të gjitha këto, i ka pranuar Xiomara, e cila po qëndron në mbajtje, ndërsa Marcos është jashtë rrezikut për jetën, por do të ketë shumë probleme derisa të shërohet. /Telegrafi/