Një grabitje spektakolare ka ndodhur në Rinas. Tre persona të maskuar dhe me armë, kanë grabitur eskortën e një banke.
Burime nga policia thonë se shuma e grabitur është 200 mijë euro, por mund të jetë edhe më e madhe, pasi ende asgjë nuk është zyrtare.
Të njëjtat burime shtojnë se është gjetur makina e grabitësve, pranë urës së Tapizes.