Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike (OSHEE) ka bërë me dije se ditën e sotme një pjesë e mirë e kryeqytetit do të mbetet pa energji elektrike nha ora 09:00 deri në 14:00 të ditës së sotme. “Në vijim të investimit për fuqizimin e N/Stacionit Traktora 110/20/6kV, proces i cili është drejt përfundimit, do të zhvillohen punimet e radhës, në prani edhe të ekspertëve të huaj, më 23 janar (e Martë), nga ora 09:00 deri në 14:00, gjatë të cilës do të stakohet energjia elektrike si masë sigurie e nevojshme”- njofton OSHEE. Zonat që preken nga ky stakim janë: Kodra e Metallve, Zona Farkë, rreth Qytetit Studenti, Shkozë (pjesërisht), Kodra e Kokonozëve, ish-Parku Komunal, pallatet pranë Oxhakut tek “Shkolla e Bashkuar”, Porcelani, Rruga “Pasho Hysi”, Kryegjyshata, Poligrafiku, Burgu 325, Zona Uzina e Traktorit, Arkivi, Shkozë 2, Instrumentali, Reparti 8802, Uzina Gjeologjike, Privat/ UPNA, subjekti “Sina 98”, pranë Depos se Ujit , pranë Sanatoriumit, Kodra e Priftit, furnizim dytësor për Maternitetin e Ri, furnizim dytësor për Antenat e Televizioneve në Dajt, Vilat Qeveritare në Dajt, furnizim dytësor Televizioni News 24, Garda dhe pjesërisht rruga “Todi Shkurti”.