Gjermania po kërkon 1 milion punëtorë; sektorët që mund t’ju presin

Sociale

punangjerm

Kërkesa për fuqi punëtore në Gjermani edhe më tej po rritet dhe në tremujorin e sivjetmë janë hapur 1.097.600 vende të punës, gjë që është 175.000 më shumë se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar, ka kumtuar të hënën Instituti për Hulumtimin e Punës (IAB), i cili vepron në kuadër të Zyrës Federale për Punësim.

“Në krahasim me vitin e kaluar, kërkesa është rritur sidomos në sektorin e përpunimit, trafikut dhe logjistikës”, ka thënë Alexander Kubis nga IAB.
Gjithashtu, kërkesa është ende e madhe në sektorin e shërbimeve, ndërtimtarisë dhe tregtisë.
Kërkesa më e madhe është në firmat e vogla me më së shumti 50 të punësuar, prapa të cilave qëndrojnë ndërmarrjet e mëdha dhe të mesme.
Në fund të tetorit përsëri është shënuar shkalla e vogël e punësimit, dhe ka qenë gjithsej 5.4 %. Në tetor të këtij viti ishin 150.000 të papunë më pak se në periudhën e njëjtë të vitit të kaluar.
Ekspertët vlerësojnë se kërkesa e madhe për fuqi të kualifikuar punëtore nuk do të jetë e mundur të mbulohet me imigrim nga vendet e Bashkimit Evropian, siç ishte rasti vitet e kaluara dhe me masat inkurajuese në sektorin e arsimit, por edhe me hapjen e tregut të punës për ekspertët nga e gjithë bota.
Tema e ligjit të ri të imigrimit, sipas shembullit të vendeve të emigrimit siç janë Kanada apo Zelanda e Re me sistemin e poenëve, është temë e negociatave të koalicionit aktual në mes të demokristianëve, liberalëve dhe të gjelbërve, ku liberalët janë mbrojtës më të mëdhenj të hapjes së tregut të punës.