Bëhet fjalë për lodrën e shumë përhapur mes fëmijëve e njohur si “fidget spinner”. Pritet që dogana gjermane të shkatërrojë të gjithë porosinë e ardhur nga Kina në Aeroportin e Frankfurtit. Edhe pse kanë pushtuar botën dhe të gjithë fëmijët kërkojnë të luajnë me të, në fakt kjo lodër konsiderohet mjaft e rrezikshme. Kjo për shkak të dritave LED që ajo përmban të cilat mund të shkëputen lehtësisht dhe padashur fëmijët mund t’i fusin në gojë. Muajin e fundit, një vajzë e vogël në Texas, Houston, i është nënshtruar një operacioni pasi i kishte ngecur në fyt një copë e spinnerit. Fatmirësisht, operacioni ka kaluar me sukses.