Një kufomë e dekompozuar e seksit mashkull është gjetur ditën e djeshme në në fshatin Priskë Dajt, në vendin e quajtur ‘’Zabel’’, bëjnë të ditur burime zyrtare nga Policia e Tiranës.
Kufoma ishte e groposur jo shumë thellë kur është kostatuar nga një bari i zonës, pasi qeni i bariut po germonte në vendin ku u gjet kufoma. Kufoma u transportua pranë Morgut në SQU, për ekzaminimeve të mëtejshme mjeko ligjore.
Policia ka nisur hetimet për identifikimin e kufomës dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes. Materialet i kaluan Prokurorisë, për hetime të mëtejshme.