Gazetarja e njohur, ngre zërin kundër vendimeve të fundit të Donald Trump!

Sociale

ellen
Ellen Degeneres është një nga moderatoret më të ndjekur në Amerikë dhe në botë. Ajo njihet për faktin që flet gjithmonë atë çka mendon, çka i duket e drejtë. Në këtë rast, ajo është prekur dyfish nga vendimet e presidentit të SHBA-ve. Donald Trump ka lejuar të zhvillohet gjuetia e kafshëve.

 

A post shared by Ellen (@theellenshow) on Mar 8, 2018 at 1:38pm PST

Ndërkohë Ellen, është një nga personat më aktivë në mbrojtjen e kafshëve. Ajo ka dalë gjithmonë në mbrojtje të kauzave të tilla. Në këtë rast, Ellen ka bërë një apel për elefantët, të cilët Donald po lejon të vriten. Moderatorja ka kërkuar që të bashkohen të gjithë kundër këtij vendimi. “Presidenti ka lejuar gjuetinë ndaj elefantëve në Amerikë. Po e them me zë të lartë, aq sa mundem, që kjo është e tmerrshme! Duhet ta ngremë zërin të gjithë dhe ta ndalojmë këtë gjë.”

 

A post shared by Ellen (@theellenshow) on Mar 8, 2018 at 1:38pm PST