Fushë Krujë: Aksidentohet 50-vjeçari

Sociale

Nje Policia-450x300kalimtar ka gjetur vdekjen në orët e mbrëmjes pasi është goditur nga një makinë. Aksidenti ndodhi në rrugën nacionale Fushë Krujë –Tiranë në afërsi të fshatit Tapizë. 50-vjeçari Artan Arra është përpjekur të kalojë nga njëri krah i rrugës në tjetrin por nuk ka mundur pasi është goditur nga një mjet i cili udhëtonte në drejtim të kryeqytetit me shpejtësi të madhe. Ndërsa kalimtari ka mbetur i vdekur në vend drejtuesi i mjetit nuk ka ndaluar fare ne vendin e ngjarjes çka ka vështirësuar edhe identifikimin e tij. Ndërkohë policia është vënë në ndjekje të shkaktarit të aksidentit. 50-vjeçari Artan Arra banonte në fshatin Nikël të Krujës