Pak minuta më parë Tirana e disa qytete të tjera të Shqipërisë u lëkundën nga tërmeti me magnitudë 5.2 ballë me epiqendër në Hamallaj (Durrës). Megjithatë duket se lëkundjet e tokës nuk kanë përfunduar pasi sizmiologu Rrapo Ormeni pohoi se si pasojë e prishjes së ekuilibrave, do të ketë lëkundje të tjera por me magnitudë të vogël.
Tërmeti ishte rreth 30 km në veriperëndim të Tiranës, 18 km në verilindje të Durrësit, 6 ballë me magnidtudë 5.2 e shkallës rihter. Tërmeti është shoqëruar edhe me një seri lëkundjesh, me 22 të tilla. Këto janë tërmet të nivelit mesatar dhe shoqërohen me pasgoditje dhe lëkundje të tjera më të lehta. E gjitha kjo vjen si pasojë e çlirimin të energjisë tha Ormeni.