Gara e shumëpritur po afron. Ka mbetur diçka më pak se një javë nga Çmimi i Madh i Valencias aty ku Valentino Rossi dhe Jorge Lorenzo do të duelojnë mes tyre për titullin kampion në Moto GP.
Të dielën, “Doktori” do të niset nga vendi i fundit pas dënimit që mori nga komisarët e garës, në Sepang të Malajzisë por gjithsesi Rossi shpreson se mund ta ruajë avantazhin prej 7 pikësh në klasifikim ndaj Lorenzos edhe pas Cmimit të Madh të Spanjës.
Përveç faktit që italiani do të niset nga radha e fundit, ato që e bëjnë akoma edhe më të bukur garën e Valencias janë statistikat. Në këtë pistë Lorenzo dhe Rossi janë në baraspeshë totale pasi kanë regjistruar nga 2 fitore secili edhe pse nuk duhet harruar fakti që Vale garon në Moto GP prej më shumë vitesh se spanjolli.
Në cirkutin Ricardo Tormo “Doktori” ka trimfuar në 2003-ën, kur ishte pjesë e Hondës, dhe në 2004-ën me Yamahan. Ndërkohë Jorge sukseset e tij në Valencia i ka regjistruar në 2010-ën dhe në 2013-ën me skuadrën aktuale.
Një pistë kjo që nuk favorizon shumë italianin i cili është rrëzuar në 2 nga 3 garat e fundit që janë zhvilluar në cirkuitin Ricardo Tormo.
Ndërkohë një tjetër e dhënë që favorizon spanjollin do të jetë fakti që në Valencia do të ketë me vete mbështetjen e tifozëve.
“Doktori” gjithsesi është në pritje të vendimit që KAS i cili do të dalë në dritë përpara 6 nëntorit. Ai shpreson te një ulje e dënimit, por ndërkohë duhet të mendojë se si do ta menaxhojë garën nëse gjykata e arbitrazhit sportiv në Lozanë nuk ndryshon asgjë. /albeu.com/