Fakulteti i Ekonomisë shtyn sezonin e provimeve!

Sociale

fakultet
Në mbledhjen e zhvilluar ditën e sotme studentët e fakultetit të Ekonomisë së bashku me Dekanatin në këtë fakultet kanë vendosur të shtyjnë sezonin e provimeve si dhe të mos paguhet asnjë tarifë shkollore deri në zgjidhjen e problemit. Gjithashtu u premtua transparencë e plotë mbi të gjitha veprimet financiare të fakultetit.

ekoo
“Dekanati I FE, gjatë mbledhjes së sotme diskutoi dhe vendosi në lidhje me organizimin dhe ndarjen e punës për përshpejtimin e zgjidhjes dhe adresimit të problematikave për të cilat u ra dakort me studentët.”